SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës

1 Gusht 2023 | 12:13

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur këtë të martë sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Përmes një komunikate zyrtare për media, SPAK pohon se pas hetimeve të kryera rezulton se pronarë “de facto” edhe në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Tiranë, janë shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Sipas SPAK, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

“Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Hollandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi”, njofton SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme të dhënat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, tregon se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k.

SPAK pohon se është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit.

Bazuar në kërkesën e paraqitur nga SPAK, GJKKO ka vendosur nën sekuestro inceneratorin e Tiranës.

Për ekzekutimin e vendimit të GJKKO për sekuestrimin e inceneratorit është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

VENDIMI I GJKKO

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë si më poshtë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve

Kryeministri, Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të...
11:34 | 07/07/2026

Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Health Hub Hospital që do të hapë dyer së shpejti në Tiranë. Gjatë fjalës së tij,...
11:28 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë këtë të martë në Pazarin e Gjirokastrës. Zjarri raportohet se ka rënë pranë Postës Shqiptare, ku flakët kanë përfshirë fasadën e...
11:15 | 07/07/2026