SPAK sekuestron inceneratorin, Basha: Hapi i duhur kundër megaskandalit korruptiv

1 Gusht 2023 | 12:41

Pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës nga ana e SPAK ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai shkruan se sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.

Kreu i PD ka përshëndetur punën e bërë nga SPAK dhe i ka inkurajuar që të të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta.

“Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.

Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka!”

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur këtë të martë sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Përmes një komunikate zyrtare për media, SPAK pohon se pas hetimeve të kryera rezulton se pronarë “de facto” edhe në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Tiranë, janë shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Sipas SPAK, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026