SPAK shpall pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, kërkon 56 vite burg për 5 të pandehur
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në GJKKO për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burg për pesë të pandehur.
Sipas SPAK, dy prej të akuzuarve kanë lidhje familjare me ish-deputetin socialist Eduard Ndreca.
Në kërkesat përfundimtare të prokurorisë, për shtetasin Adrian Pikli, ish-efektiv i forcave speciale RENEA, është kërkuar dënimi me 10.6 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite burg.
Për Edison Muçekun është kërkuar dënimi me 9 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar ulet në 6 vite burg.
Për Elvis Ndrecën, i identifikuar si djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, SPAK ka kërkuar 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 6 vite.
Ndërkohë, për Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar ulet në 10 vite.
Për Deivis Bajramaj është kërkuar dënimi me 12 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite.
Të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, kultivim të bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes.
Në të njëjtën dosje, hetimet ndaj Albert Zajës janë veçuar nga çështja kryesore.
Sipas SPAK, nga hetimet rezulton se më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.
Po ashtu, në periudhën maj–korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku dyshohet se kanë siguruar mjetet për një tjetër tentativë vrasjeje ndaj shtetasit Hamza Terziu.
Në korrik–gusht 2020, Elvis Ndreca dyshohet se ka siguruar mjete për një tjetër tentativë vrasjeje ndaj Durim Bamit.
Në tetor 2020, Armando Ndreca akuzohet se ka organizuar dhe financuar një grup që ka prodhuar dhe shpërndarë 243 kilogramë kanabis në Lezhë.
Ndërsa gjatë viteve 2020–2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli dyshohet se janë përfshirë në tregtimin e paligjshëm të armëve dhe municioneve, duke i shitur edhe personave me precedent penal.
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 18:44 Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO
- 18:35 Barnat për dobësim ulin peshën, por nuk përmirësojnë jetën
- 18:32 NYT: Trump u largua nga Turqia me Air Force One të vjetër për arsye sigurie
- 18:31 Erika Kirk kërkon që të gjitha provat që lidhen me vrasjen e burrit të saj të bëhen publike
- 18:24 Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani, rreth 40.000 vende pune janë në rrezik
- 18:19 300 kredi të buta në administratë, i marrin policët, ushtarakët dhe mjekët