SPAK-u duhet të hetojë Autoritetin e Dosjeve, sipas Petrit Vasilit
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili kërkon hetim dhe ndëshkim për institucionin e Autoritetit të Dosjeve, pas publikimit të dosjes ku aludohet se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili thotë se Autoriteti i Dosjeve dhunoi ligjin dhe shpërdoroi detyrën me urdhër të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, SPAK duhet të filloje hetimin e gjerë e shumë të thelluar të skenarit politik mafioz të zbatuar nga Autoriteti i Dosjeve dhe të ndeshkohen me të gjithë rreptesinë e ligjit pergjegjesit siç e meritojnë.
Ditën e djeshme, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, pas kërkesës së Partisë së Lirisë, kryesuar nga Ilir Meta, ku kërkohej informacion dhe sqarim.
Përmes një deklarate zyrtare, ky institucion thotë se çdo preson mund të ndjekë rrugën ligjore për informim dhe të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur.
Ish presidenti Ilir Meta është politikani i lartë me inicialet I.M që figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.
Meta si politikan i hershëm, ka certifikatë pastërtie, por nëse do të verifikohej prapë, thuhet në dokumentin drejtuar kuvendit, rezultati do të ishte ndryshe. Vetë ish-presidenti e quan këtë një lojë të motivuar politikisht.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët