SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në paraburgim aktet hetimore

11 Mars 2026 | 11:40

SPAK urdhëroi Byronë Kombëtare të Hetimit që t’i dorëzonte kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, aktet hetimore në paraburgim.

Mësohet se pasditen e së martës, 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe janë dërguar me një furgon në IEVP Durrës, ku Veliaj ndodhet i arrestuar. Ky veprim është kryer në përputhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pranoi kërkesën e Veliajt.

Gjykata vendosi që një oficer i BKH të vendosë në dispozicion të Veliajt aktet e fashikujve hetimorë, brenda mjediseve të paraburgimit ku ai ndodhet.

Kujtojmë që Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej datës 10 Shkurt 2025 dhe vazhdon të jetë në detyrë si kryebashkiak, pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dhe anuloi Dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen më 10 shtator, duke e akuzuar kryebashkiakun për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026