Spanja eliminon Gjermaninë dhe shkon në finalen e madhe të Europianit të femrave

24 Korrik 2025 | 12:54

Spanja i bashkohet Anglisë në finalen e Kampionatit Europian për femra, ndërsa eliminoi në gjysmëfinale Gjermaninë, ndërsa u desh koha shtesë për të shpallur fituesin.

Një përballje e jashtëzakonshme mes dy nga skuadrave më të fortë në botë, por në fund triumfuan iberiket, pas një goli të realizuar nga Bonmati.

45’ minutat e para folën vetëm për Spanjën e cila ishte dominuese në fushën e lojës, ndërsa e pati të pamundur të ruajë ritmin në fraksionin e dytë, aty ku gjermanet luajtën më mirë.

90’ minutat nuk prodhuan fitues, ndaj u akordua shtesa prej 30 minutash, aty ku Spanja gjeti avantazhin.

Në minutën e 113’ Aitana Bonmati pa vendosjen e gabuar të portieres gjermane dhe goditi nga një pozicion diagonal, duke ndalur topin në rrjetë.

Në vijim shifrat mbetën të pandryshuara, ndërsa Spanja avancon në finale, aty ku përballet me kampionet në fuqi të këtij kompeticioni, Anglinë.

Këto të fundit fituan ndaj Italisë më herët, përballje që po ashtu u vendos në kohën shtesë.

Finalja e madhe luhet të dielën e 27 korrikut, aty ku favorite për të ngritur lart trofeun cilësohet Spanja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026