Spanja i bën thirrje BE-së të ndërpresë marrëveshjen me Izraelin
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se do t’i kërkonte Bashkimit Evropian të ndërpresë marrëveshjen e asociimit me Izraelin, duke miratuar një nga qëndrimet më të ashpra evropiane ndaj politikës izraelite.
“Është koha që BE-ja të ndërpresë marrëveshjen e asociimit me Izraelin”, tha ai, duke shtuar: “Nuk kemi asgjë kundër popullit të Izraelit – përkundrazi. Por një qeveri që shkel ligjin ndërkombëtar dhe, si rrjedhojë, vlerat dhe parimet e BE-së, nuk mund të jetë partneri ynë .”
Qeveria spanjolle pritet ta paraqesë zyrtarisht propozimin në institucionet evropiane të martën.
Reagimi i palës izraelite ishte i menjëhershëm. Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, e akuzoi Sanchezin për hipokrizi dhe “standarde të dyfishta”, duke pretenduar se qeveria spanjolle mban marrëdhënie me regjime që shkelin të drejtat e njeriut.
Tubimi i opozitës iraniane në Paris, arrestohen 20 persona
Vijojnë replikat, Meloni i përgjigjet Trump: Sulmet e tua të pakuptimta, fokusohu te popullariteti yt
Gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuza për korrupsion
- 19:38 Humb një fëmijë në protestë, qytetarja thirrje prindërve: Ndodhet afër fonisë
- 19:28 “Kur shqiptarët i dalin zot atdheut”, protestuesit me pankarta në duar para Kryeministrisë (FOTO+VIDEO)
- 19:12 Digjet një makinë në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)
- 19:06 Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë
- 19:04 Rama publikon fotot: Dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë
- 18:54 Me flamuj kuq e zi, mbërrijnë në protestë shqiptarët nga diaspora (VIDEO)