Spanja nuk heq dorë: S’ka pjesëmarrje në Eurovizion nëse është Izraeli

27 Nëntor 2025 | 19:29

Spanja po i përmbahet vendimit të saj për të mos marrë pjesë në Eurovision nëse Izraeli nuk përjashtohet, pavarësisht ndryshimeve që po promovohen aktualisht nga EBU në rregullore.

Të enjten në mbrëmje, më 27 nëntor, presidenti i radios dhe televizionit spanjoll RTVE, José Pablo López, e bëri të qartë në Parlament se për sa kohë që Izraeli mbetet, Spanja, një nga 5 vendet e mëdha, nuk do të marrë pjesë në konkursin e ardhshëm që do të mbahet në Vjenë, Austri. López theksoi se armiqësitë nga ana e Izraelit ishin “provokuese” dhe kishin çuar në një “situatë jashtëzakonisht të rëndë humanitare në Gaza”.

Siç raportohet nga gazeta El Pais, kur u pyet për këtë çështje nga një anëtar i parlamentit nga grupi socialist disa ditë para diskutimeve mbi masat e reja për Konkursin e Këngës në Eurovision dhe pjesëmarrjen e Izraelit, të cilat do të zhvillohen javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), López deklaroi se “qëndrimi i RTVE për këtë çështje nuk ka ndryshuar”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026