Spanjë/ Shkatërrohet banda kriminale shqiptare e trafikut të drogës, 10 të arrestuar
Rreth dhjetë persona janë arrestuar në një operacion që po zhvillohet nga autoritetet spanjolle në provincat e Katalonjës.
Mediat spanjolle, bëjnë me dije se kanë çmontuar një organizatë kriminale me origjinë shqiptare që merrej me trafikun e marijuanës.
Operacioni ka filluar mëngjesin e sotëm dhe janë bërë ndërhyrje në të gjithë territorin. Nga aksioni i policisë janë zbuluar disa magazina ku kultivohej kanabis. Ndërkohë po kryhen kontrolle dhe në anije e banesa.
Operacioni, sipas mediave është fokusuar në Reus, Taradell, apo Cambrils dhe në një magazinë në Torre Serona në Segria.
Ndërkohë, operacioni është në vazhdim dhe nuk përjashtohet mundësia për arrestime të tjera.
Në këtë hetim janë përfshirë rreth 300 agjentë. Deri më tani nuk dihet sasia e drogës dhe bimëve të sekuestruara.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve