Spanjolli Alcaraz triumfon 2-0 ndaj Shapovalove, të mërkurën përballet me Dimitrov

11 Mars 2025 | 16:25

Karlos Alcaraz është padyshim një ndër potencialet kryesore për të triufmuar në Indian Wells, ndërsa në orët e para të mëngjesit të së martës rrëmbeu fitoren e radhës. Spanjolli kaloi pa probleme në fazën e 1/8 aty ku e pret Dimitrov, që renditet i 15-ti në botë. Dueli i radhës nuk e mundoi shumë spanjollin i cili fitoi të dyja setet e para, duke mos pasur nevojë për një të tretë.

Ndaj Shapovalov, seti i parë zgjati 43 minuta dhe u fitua në shifrat 2-6, ndërsa i dyti 4-6 për t’i dhënë biletën për kalimin më tej 21-vjecarit. Të mërkurën ai do të zbresë sërish në fushë ku përballet me Grigo Dimitrov, që po ashtu të martën fitoi ndaj francezit Monfils me shifrat 2-1.

Daniil Medvedev po ashtu është një konkurrent i fortë këtë edicion në Indian Wells dhe në duelin e radhës ka përballë amerikanin Paul, që po ashtu pretendon për të kaluar më tej. Rusi synon të ngrejë lart trofeun, ndërsa ka qenë i pafat në kompeticionet e mëparshme të tenisit dhe në 2024-ën. Sa i përket Alcaraz në rast se ai kalon më tej do të përballet me një mes Cerundolo dhe De Minaur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026