Spekulimet se ka vdekur, përgjigjet Trump: Isha në golf, jo në morg

2 Shtator 2025 | 22:08

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar kategorikisht zërat që qarkulluan gjatë fundjavës në rrjetet sociale rreth vdekjes së tij, duke i quajtur ato thashetheme absurde dhe konspirative.

Gjatë një deklarate për mediat të martën, Trump u shpreh se nuk kishte dijeni për këto spekulime dhe se fundjava e Ditës së Punës e kishte gjetur shumë aktiv.

“Jo, në fakt kam qenë shumë aktiv gjatë fundjavës. Nuk dëgjova diçka kaq serioze”, tha Trump, në daljen e tij të parë publike pas disa ditësh mungesë.

Ai pranoi se kishte dëgjuar disa shqetësime të përgjithshme për mirëqenien e tij, por jo për lajme që sugjeronin se kishte ndërruar jetë.

“E dija që po thoshin: ‘A është mirë? Si ndihet? Çfarë nuk shkon?’”, shtoi ai.

Trump tha se gjatë fundjavës ka qenë çdo ditë në fushën e tij të golfit në Virxhinia dhe kishte dhënë një intervistë për “Daily Caller”. Sipas tij, angazhimet e fundit publike dëshmojnë për shëndetin e tij të mirë dhe energjinë në vijimësi.

“Isha shumë aktiv këtë Ditë të Punës. E kisha dëgjuar që qarkullonin disa zëra, por nuk e mora seriozisht”, theksoi ai.

Gjithashtu, Trump përmendi mbledhjet dhe konferencat që kishte zhvilluar javën e kaluar, duke nënvizuar një takim kabineti që zgjati më shumë se tre orë.

“Pastaj nuk bëra asnjë dalje për dy ditë dhe ata menjëherë thanë: ‘Duhet të ketë ndodhur diçka’. Biden nuk i bën këto për muaj të tërë”, tha presidenti me ironi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026