“Zhvillime interesante për Ukrainën”, Trump nuk jep detaje: Do ta mësoni së shpejti
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se ka zhvillime në përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar paqen në Ukrainë, por nuk ka dhënë detaje specifike, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë.
I pyetur në Zyrën Ovale nëse ka pasur kontakt me presidentin rus Vladimir Putin, Trump u shpreh:
“Kam mësuar gjëra që do të jenë shumë interesante. Mendoj se në ditët në vijim do të mësoni çdo koment, do ta zbuloni.”
Ai nuk dha sqarime për hapat e mëtejshëm apo për ndonjë takim të mundshëm mes presidentit rus Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Do të shohim çfarë do të ndodhë. Do të shohim çfarë do të bëjnë dhe çfarë do të ndodhë. Po e ndjek nga afër,” u shpreh Trump, duke mos përjashtuar asnjë skenar.
Deklarata e Trump vjen pak ditë para afatit që ai vetë kishte vendosur. Më 22 gusht, ai tha se do të dijë çfarë të bëjë “brenda dy javësh”, afat që përfundon të premten.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid