“Spermatozoidë të ngordhur”, poçari nga Korça mesazh goditës për shoqërinë shqiptare
Një ndër mjeshtrit e përpunimit të baltës në Korçë ka zgjedhur një formë revoltimi ndaj sjelljes së shoqërisë shqiptare në raport me politikën, duke e quajtur veprën e tij të fundit “Spermatozoidët”.
Indinjata e tij lidhet me situatën aktuale të shoqërisë shqiptare dhe sjelljes së qytetarëve ndaj klasës politike.
“Është një instalacion, ‘Spermatozoidët’, por janë të pafekonduar, të shurdhuar, ata që dalin jashtë përdorimit e shkojnë në kutia dhe hedhin votën pa e menduar fare. Ky ishte qëllimi. Shikoj këtë popull, pa tru në kokë, i sheh zgjedhjet si një ndeshje futbolli”, thotë Vasillaq Kolevica.
66-vjeçari, i cili ka një jetë të tërë duke trajtuar baltën për ta kthyer në art, tregon se këtë herë nuk bëri vetëm një apo dy punime, por shumë, pasi kështu e sheh shumicën e shoqërisë shqiptare sot.
“Kështu janë shumica që kanë ngelur. Të hedhur kot, të paplotësuar që nuk krijojnë fetus. Edhe këtë instalacion ku ta bëj pa një mbështetje financiare. Këta, edhe po të marrin vesh qëllimin, nuk të financojnë, nuk të japin asgjë. Duhet të rrijë në një ekspozitë; artisti, po nuk ia demonstroi artdashësve, çfarë mbështetje, këta të vënë shkopinj nëpër këmbë”, thotë ai.
Vasillaq Kolevica njihet si një nga mjeshtrit e fundit dhe më të mirë të punimit të baltës në Shqipëri, ndërsa ka fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
- 19:44 Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore
- 19:44 Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
- 19:39 Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte
- 19:34 Shefi i OKB-së: Duhen 296 mln dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë
- 19:31 3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
- 19:27 Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës