Spiropali: Bota në kohë tragjike, lufta në Ukrainë po kërcënon njerëzimin
Në Ukrainë po luhet një akt tragjik që kërcënon në të njëjtën mënyrë gjithë njerëzimin.
Ministrja Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend, ku po mbahet seanca plenare në nder të viktimave të Holokaustit.
Në fjalën e saj, ministrja theksoi se e njëjta gjë po ndodh dhe në Ukrainë, ku gra fëmijë e burra po luftojnë për të mbijetuar.
Ndër të tjera ajo shton se kujtesa për atë që ka ndodhur është një shans për të projektuar të ardhmen pavarësisht çmimit që po paguajnë të gjithë
“Është thënë se Shqipëria është i vetmi vend që pati më shumë hebrej gjatë luftës sesa përpara saj. Shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebrenj edhe pse kishin luftë. Ajo që kanë bërë etërit tanë ishte e shkruar në histori. 3 mijë hebrenj gjetën strehë në Shqipëri. Po aq ishin hebrenj që u arratisën nga Spanja e Portugalia që gjetën strehë në Vlorë. Po ngremë një muze në Vlorë dhe një qendër hebraike në Tiranë. Sot Shqipëri është në pararojë të luftës së antisemitizmit, Jemi krenarë për vlerat dhe vokacionin tonë, për të mbrojtur tjetrin. Në vitin 1999 atëherë kur një tjetër regjim fashist në Europë, i mbijetuari i Holokaustit erdhi në Tiranë dhe dha shpresë. Shqiptarët e Kosovës u detyruan të largohen nëpër botë por u kthyen sërish në vendin e tyre.
Të kujtosh të ligën është një shans për ta luftuar atë. Bota sot po jeton në një kohë tragjike, një popull martirësh që po lufton për mbijetesë, gra e burra kërcenohen me vdekje për shkak të etnisë së tyre. Kujtesa për atë që ka ndodhur shans për të projektuar të ardhmen pavarësisht çmimit që po paguajnë të gjithë. Paqja do fitojë dhe e nesërmja do të jetë më e mirë.
Në Ukrainë po luhet një akt tragjik që kërcënon në të njëjtën mënyrë gjithë njerëzimin. Ukraina po kalon një det të tërë të kuq nga gjaku i saj”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta