Spiropali ironizon opozitën: Partinë e bashkuat, jeni gjallë e në dritë të vërtetë

7 Mars 2024 | 10:48

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka ironizuar ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend opozitën.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali tha me ironi se opozita tani është e bashkuar, deputetët janë të gjallë e në dritë të vërtetë.

Ajo bëri gjithashtu edhe një urim për të gjithë mësuesit, për “7 Marsin” dhe për gratë për “8 Marsin”.

“Desha të bëj një urim për gjithë mësuesit e Shqipërisë në 7 mars. Mësuesit na kanë mësuar se kur flet dikush, nuk ia marrin fjalën të tjerët, nuk bëhet zhurmë, nuk ka bilbila. Ejani në komision të biem dakord për kërkesat tuaja.

Partinë e bashkuat, të gjithë deputetët janë bashkë. Jeni të fortë e të gatshëm, jeni gjallë e në dritë të vërtetë. Gëzuar 7 marsin sot të gjithë mësuesve dhe 8 marsin të gjitha grave, sepse nuk do të shihemi nesër”, tha Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026