Spiropali: Kosova prioritet i politikës tonë të jashtme, mbështetje në rrugën drejt BE

25 Shkurt 2026 | 13:16

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të shtetit të saj, duke shtuar se beson se Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në vizitën e saj të parë në Kosovë që nga formimi i ekzekutivit të ri, Spiropali deklaroi pas takimit me homologun e saj kosovar, Glauk Konjufca, se ky vit duhet të jetë viti i konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, por e lidhur shumë ngushtësisht me të gjitha zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo nuk është retorikë sovraniteti e as formulë diplomatike, por është orientim strategjik i qëndrueshëm shtetëror. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është interes kombëtar i drejtpërdrejtë i Shqipërisë, përveç se është dëshirë e jonë e zemrës”, tha Spiropali.

Sipas saj, siguria e Kosovës është siguri edhe për Shqipërinë, duke premtuar mbështetje për Prishtinën në rrugën e saj evropiane dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë në Këshillin e Evropës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Në koncertin e Kanye West janë shitur më shumë bileta se në Conference League

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një postim në rrjetin e tij në Facebook, ku ka bashkëngjitur pamje nga “Eagle Stadium”, i ndërtuar...
10:05 | 07/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026