Spiropali përplaset me Berishën: Je pensionisti më i shtrenjtë në Shqipëri

8 Shtator 2022 | 18:38

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes kryedemokratit Sali Berisha dhe ministres Elisa Spiropali.

Kjo e fundit i është përgjigjur Berishës pasi tha se Shqipëria është në krizë të thellë dhe se qytetarët e vendit tonë janë më të vjedhurit në Europë.

Ministrja me tone të ashpra e ka quajtur Berishën “pensionistin më të shtrenjtë në Shqipëri”, teksa ndërsa listoi ndihmat e qeverisë për qytetarët.

“Po shoh që ke bërë gati laptopin, po nuk e kuptoj ku të çon ajo mushkë. Ne kemi punët tona. Po merremi me pensionistët, do indeksojmë pensionistët. Ata presin nga ne, ju prisni nga këta doktor se as këta nuk i ke se kur u mblodh grupi parlamentar nuk e zgjodhe dot kryetarin. Je pensionisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, por do të durojmë”, tha Spiropali.

Sakaq Berisha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj ministres teksa ka denoncuar një rast privatizimi në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Ai tha se dhoma e zhveshjes për fëmijët që luanin futboll, ishte privatizuar dhe i ishte dhënë vjehrrit të Elisa Spiropalit me ndërhyrjen e kësaj të fundit.

“Nëse do të njohësh inteligjencën e sundimtarit, shih ata që ka përreth. Por kam një problem të dytë. Meqë zonja u gozhdua te pensionistët, nuk mund të mohohet se ajo ka një dhembshuri patologjike për një pensionist të vetëm.

Kjo dhembshuria jote për pensionistët konkretizohet në mënyrë të mrekullueshme. I lë fëmijët të zhvishen në të ftohtë, ndërsa ndërtesa është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Spiropali”, tha Berisha, teksa lexoi mesazhin e një qytetari.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026