Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi
Prej afro 1 viti në QSUT ka nisur nga funksionimi spitali ditor i cili iu mundëson terapi pa qenë nevoja e shtrimit, pacientëve me sëmundje kronike përfshirë edhe kimioterapinë dhe dializën.
“Pacientët të cilët kanë nevojë për trajtime periodike një ditore, vijnë e bëjnë terapinë në mëngjes dhe në drekë mund të shkojnë të qetë në shtëpi. Kjo ka sjellë një komoditet për pacientin”, tha Arjana Strakosha, zv/drejtore e QSUNT.
Mes shumë diagnozave, alergjitë duket se janë ato që predominojnë në këtë periudhë, duke bërë që pacientët të paraqiten në spitalin ditor për shërbim.
“Vera përkon me aktivizimin e alergjive respiratore. Deri nga mesi i qershorit sezoni i alergjisë mbetet aktiv dhe flukset janë më të rritura dhe janë të zakonshme pasi i kemi çdo vit në këtë periudhë”, shton Eris Mësonjësi alergologe, QSUNT.
Me një kapacitet prej 26 shtretërish, 14 në shërbim të spitalit ditor dhe 12 për kimioterapinë, spitali ditor iu ofron shërbim të specializuar të gjithë pacientëve me sëmundje kronike që kanë nevojë për terapi, por jo për shtrim në spital.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë