“Ligji kundër duhanit nuk po zbatohet si duhet”, çfarë këshillon eksperti Shuperka
Në prag të 31 majit, Ditës Botërore Kundër Duhanit, ekspertët shqiptarë ngrejnë shqetësimin se numri i duhanpirësve është në rritje, dhe bashkë me ta edhe sëmundjet kancerogjene.
Rreth 38% e popullsisë shqiptare është duhanpirëse, ndërsa eksperti Roland Shuperka, një ndër hartuesit e ligjit kundër duhanit në vendin tonë, thotë se zbatueshmëria e tij ka dështuar.
Roland Shuperka, një ndër hartuesit e ligjit kundër duhanit në Shqipëri dhe ekspert për çështjet e duhanit, shprehet se zbatueshmëria e ligjit ka dështuar.
“Qëndrojmë në vendet me pirjen më të lartë të duhanit, pasi aktualisht ka një zbatim të papërshtatshëm të ndalimit të pirjes në ambientet e mbyllura publike,” thekson Shuperka.
Ai shton se qeveria duhet të përqendrohet te politika e reduktimit të dëmit shëndetësor, pasi niveli i lartë i konsumit po rrit sëmundshmërinë në popullatë.
“Një pjesë e duhanpirësve e kanë lënë duhanin dhe janë rikthyer, një pjesë tjetër nuk dëshiron ta lërë. Këta do të sëmuren dhe do të shkojnë drejt një plakjeje me rrezikshmëri më të madhe dhe me vdekje të parakohshme,” paralajmëron eksperti.
Shuperka apelon që mënyra më e mirë për një jetë të shëndetshme është lënia e duhanit, ndërsa në rast të pamundësisë, kalimi në produkte më pak të dëmshme.
“E mira është të lini duhanin. Produkt duhani të mirë nuk ka. Për ata që nuk arrijnë ta lënë, është më mirë të kalojnë në produkte më pak të dëmshme,” shpjegon ai.
Ndërkohë, ndërsa numri i duhanpirësve në botë është rritur në 1.3 miliardë, shumë vende po hartojnë politika për të reduktuar dëmin në shëndet.
Disa shtete, si Australia, kanë zgjedhur të rrisin çmimet, një veprim që ka nxitur rritjen e kontrabandës.
Nga ana tjetër, Suedia ka futur produktet inovative pa djegie, duke u bërë vendi i parë në botë pa tym duhani.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka përqendruar vëmendjen tek fëmijët dhe adoleshentët, të cilët duhet të mbahen larg çdo produkti të duhanit, pasi janë shumë të dëmshëm për shëndetin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë