“S’po kërkoj asgjë për veten time”, Rama flet mbi synimin si kryeministër

1 Maj 2025 | 09:46

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin e kësaj të enjte me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Gjatë përgjigjes së pyetjeve nga ndjekësit në rrjete sociale, Rama foli mbi vitet e tij në pushtet që për një pjesë të qytetarëve, është një periudhë kohe më e gjatë se ç’duhet.

Kryeministri theksoi se në këtë post nuk qëndron për veten e tij, por për vendin. Sipas Ramës, misioni i tij është integrimi i vendit në Unionin evropian.

“Partia më e re dhe më e vjetër është PS. Në listat e PS në çdo qark gjen më të rinjtë, edhe ata më me e eksperiencë. Unë s’po kërkoj asgjë për veten time. Nuk është për veten time apo për karrigen ku jam ulur. Këtu është misioni im dhe i PS, të ftoj ta bësh edhe misionin tënd që ta bëjmë Shqipërinë në BE.

Për këtë rri në detyrë. Sa i përket viteve, numëro sa kanë ndenjur jo një por më shumë se një kancelar në Gjermani, dhe pyete veten po gjermanët janë diktaturë apo popull çyryk. Asnjëra dhe as tjetra, kështu edhe shqiptarët. Nuk jetojnë në diktaturë dhe nuk janë popull çyryk”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohet edhe një protestuese tjetër (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026

Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka komentuar lidhur me masat e marra për protestën që po zhvillohet para Parlamentit. Ajo...
11:53 | 23/07/2026

Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca

Krahas përplasjeve fizike dhe tensioneve, situata para Parlamentit ka regjistruar edhe momente paniku për një protestues. Një prej protestuesve nuk është ndier mirë dhe i...
11:50 | 23/07/2026