Shpërthim eksplozivi në një banesë në Elbasan, çfarë thotë policia
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit rreth orës 00:05 të datës 1 maj 2025.
Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozive.
Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka pasur persona të pranishëm, ndërsa si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024