Shpërthimi në Elbasan, banorët tregojnë tmerrin: Zemra na rrihte pa pushim
Banorët e pallatit ku ndodhi shpërthimi në Elbasan kanë folur për mediat, duke thënë se ka qenë një shpërthim shumë i fuqishëm dhe se ata janë trembur. Nga shpërthimi janë shkaktuar thyerje të shumta xhamash në apartamente dhe tronditje të madhe te banorët e pallatit.
Shpërthimi me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natës në lagjen “Partizani” në Elbasan. Si pasojë, pati thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit, afër hyrjes së një apartamenti.
Një banore e zonës ka folur për mediat, duke thënë: “Ora ishte rreth një e natës, unë po flija gjumë me vajzën kur dëgjuam një krismë shumë të fortë. Thashë, ç’po bëhet kështu, ndonjë zjarr, ndonjë gjë? Kur dolëm të shikonim, kishim frikë mos na vinte ndonjë brenda. Unë jam në katin e dytë, dhe më janë dëmtuar komplet xhamat. Këtu poshte jeton një burrë me fëmijën dhe gruan, por ata ikën nga ora nëntë e mbrëmjes. Quhet Pali dhe dolën me gruan e tij, Lelen dhe fëmijën. Ata dolën para shpërthimit. Aq u trembëm sa zemra më rritej pa pushim, shumë zhurmë e madhe,” thotë ajo.
“Një banor tjetër thotë se ishte një shpërthim i fuqishëm, sapo kishim rënë në gjumë. Xhamat ishin shpërndarë në tokë, shumë i fuqishëm jashtë mase. Ka ndodhur në katin e parë, po merren ata të ekspertizës. U trembëm shumë,” tha ai.
Nga shpërthimi, ka pasur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit, afër hyrjes së një apartamenti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024