‘S’pranoj pagë nga një vrasës’, reagime të forta kundër Putinit në Rusi
Figura publike në Rusi, mes të cilëve dhe gazetarë kanë dënuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Ata kanë mbajtur një protestë në qendër të Moskës.
“Ne rusët do të vuajnë pasojat e ditës së sotme për shumë vite”, shprehet ish-kandidatja për president, Ksenia Sobchak.
Një peticion kundër luftës nisi nga gazetarja Elena Chernenko, nënshkruar nga të paktën 100 gazetarë.
Kryeredaktori i “Novaya Gazeta”, fitues i çmimit Nobel për Paqen në 2021, Dmitry Muratov ka denoncuar veprimin e Putin. Ai thotë se pas kësaj ndihet i turpëruar dhe i zhgënjyer.
“Komandanti i forcave ushtarake mban në duar ‘butonin nuklear’ si të ishte çelësi i një makine të shtrenjtë. A është hapi tjetër luftë nukleare? Nuk mund t’i interpretoj ndryshe fjalët e Putin”, tha Muratov.
Në një video mesazh ku njoftoi se gazeta do të botohen në dy gjuhë në numrin e ardhshëm, ai thotë se “vetëm një lëvizje ruse kundër luftës mund të shpëtojë jetën në këtë planet”.
Yelena Kovalskaya, drejtore e Teatrit Meyerhold ka bërë të ditur dorëheqjen nga teatri shtetëror.
“Është e pamundur të punoj për një vrasës dhe të marrë pagë prej tij. Do të përfundoj punën që kam në dorë, por pa pranuar pagë”, shprehet ajo.
Në një letër të rreth 30 mediave të pavarura në Rusi thuhet se ato do të tregohen të ndershme me atë që po ndodh, duke u deklaruar kundër masakrës.
Më shumë se 150 shkencëtarë kanë firmosur një letër të hapur kundër veprimeve ushtarake të Rusisë mbi Ukrainën.
Një numër zyrtarësh të pushtetit lokal dhe figura të kulturës gjithashtu janë shprehur kundër luftës.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut