Stabilizim-Asocimi, Shqipëri-BE, Gonzato: Ruani integritetin e sistemit gjyqësor

28 Tetor 2025 | 19:12

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri, vuri theksin te rëndësia e forcimit të sistemit të drejtësisë në procesin e integrimit europian.

“Duhet ruajtur llogaridhënia dhe integriteti i sistemit gjyqësor. Institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të përditësojnë procedurat e brendshme dhe të marrin masa që të kenë burime të nevojshme”, deklaroi Gonzato.

Ai shtoi se në fushën e parandalimit të korrupsionit, masat duhet të përfshijnë “verifikimin e deklaratave të pasurisë”, si dhe rishikimin e Kodit Penal, “duke përfshirë edhe kriminalizimin e shpifjes.”

Sipas tij, për zbatimin e qëndrueshëm të reformave, Shqipëria duhet të investojë në institucione të forta që të sjellin rezultate konkrete për qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026