Stacioni antik Ad Quintum, një prej monumenteve më të ruajtura të ‘Via Egnatias’
Stacioni antik Ad Quintum në Elbasan është një prej dëshmive më domethënëse të periudhës romake në Shqipëri. I ndërtuar në shekullin e II-të, ky kompleks përbëhet nga nimfeu dhe termat dhe ka shërbyer si ndalesë për udhëtarët përgjatë rrugës historike Via Egnatia. Sot, pas restaurimit të plotë, monumenti është kthyer në një pikë referimi për vizitorët vendas dhe të huaj që kërkojnë të eksplorojnë trashëgiminë antike të rajonit.
“Kemi ardhur sepse jemi të interesuar për Via Egnatia, sidomos në pjesën shqiptare që fillon nga Durrësi dhe shkon deri në Qafë Thanë. Ky është një ndër monumentet më të mirëruajtura dhe më të rëndësishme që lidhen me rrugën Egnatia. Kemi disa pjesë kalldrëmi të vjetër, kalldrëmi antik sidomos në zonën e Peqinit, zonën e Polis në Librazhd dhe duke vazhduar me kalanë e Elbasanit – Skampisin e vjetër.
Këtu kemi diçka të rëndësishme, sepse është ruajtur në mënyrë të mrekullueshme dhe këtu udhëtarët pushonin, jo të gjithë, por ata që kishin një dokument. Rruga Egnatia ka një potencial të madh turistik dhe ka shumë interes për këto gjëra nga turistët me kulturë europiane”, tha At Flavio Cavallini, turist.
Pas restaurimit të plotë të realizuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, monumenti është rikthyer në gjendje optimale, duke garantuar ruajtjen e tij për brezat e ardhshëm.
“Ad Quintum është stacioni i pestë i rrugës Egnatia dhe një monument kulture i kategorisë së parë, i ndërtuar në shekullin II. Është një ndër monumentet më të rëndësishëm në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, si një nga të paktët që ka mbetur ende në këmbë nga ajo periudhë. Punimet kanë përfshirë konsolidimin e strukturës, qepjen e çarjeve të mureve me metodën e injektimit, vendosjen e tirantëve dhe rikonstruksionin e plotë të shtresës mbrojtëse që e mbulon monumentin”, theksoi Albana Drenkgllava nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore.
Ad Quintum, më shumë se një rrënojë antike, është një dëshmi e gjallë e një prej rrugëve më të rëndësishme të qytetërimit perëndimor, Via Egnatia – dhe për këtë po preferohet gjithnjë e më tepër nga të huajt.
“Pse preferohet më tepër nga turistët? Pse ata zgjedhin të shohin këto lloj objektesh? Rruga Egnatia ka qenë një ndër itineraret më të rëndësishëm të kësaj periudhe, asaj romake, që lidhte Romën me Kostandinopojën – pra Stambollin e sotëm. Dhe fragmente të kësaj rruge kanë mbetur të pakta, ndaj gjithnjë e më shumë turistët duan të shohin trakte dhe fragmente të saj”, shtoi Albana.
Stacioni Ad Quintum, i restauruar dhe i vizitueshëm, mbetet jo vetëm një pasuri historike, por edhe një mundësi reale për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit