Stafi i Euronews Albania dhuron gjak për talasemikët

12 Korrik 2023 | 21:24

600 fëmijë që vuajnë nga talasemia kanë nevojë të vazhdueshme për gjak. Kaq ka mjaftuar që stafi i Euronews Albania t’i bashkohet thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak vullnetarisht në mjediset e televizonit.

“Nevojat janë gjithmonë në rritje e sipër për arsye se dhe dhurimet vullnetare janë ulur shumë vitet e fundit. Një nga kërkesat më të shpeshta janë nga fëmijët talasemik, të cilët një qese gjak duhet ta marrin një herë në 2 javë”- tha Silva Rista, mjeke në Qendrën Kombëtare e transfuzionit të gjakut.

Kjo nuk është e para herë që Euronews Albania, çel dyert për tu bërë pjesë e ndihmës për fëmijët talasemik dhe çdo kënd që ka nevojë për gjak.

“Kjo nuk është hera e parë që Euronews Albania i bashkohet thirrjes së Kryqit të Kuq shqiptar për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare ne herë pas here kemi krijuar mundësinë që stafi ynë të dhuroj gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe sidomos duke pas parasysh dhe sezonin e verës ku bankat e gjakut kanë më shumë nevojë”- tha Brunilda Hajdari, menaxhere e Burimeve Njerëzore në Euronews Albania.

Aktualisht dhurimet vullnetare mbulojnë vetëm 30% të nevojave për gjak, ku vera duket se rrit ndjeshëm kërkesën.

Ortensa budlla gazetare Euronews Albania deklaroi: “Jemi në sezonin e verës dhe fatkeqësisht në Euronews raportojmë për aksidente ku ka dhe viktima dhe mënyra më e mirë për të shpëtuar sa më shumë jetë është dhurimi i gjakut dhe kjo është arsyeja për t’ju bashkuar kësaj nisme”.

Dhurimi vullnetar i gjakut, për disa punonjës të Euronews është një rutinë, të cilën e konsiderojnë si një detyrim që duhet përmbushur nga çdo qytetar i shendetshëm.

“Jam dhurues i rregullt i gjakut. Falenderoj Kryqin e Kuq që erdhi pra ambIenteve të EuroneWs Albania dhe ndonjëherë këto detyrimet e përditshme që kemi na lënë pak indiferent ndaj detyrimeve qytetare që kemi për dhurimin e gjakut që është shumë i mirë, kështu që bëni dhe ju tuajën, dhuroni gjak”- tha Olsi Kristo Drejtor Teknik në Euronews Albania

Ekspertët thonë se dhurimi i gjakut, ndihmon organizmin për tu ripërtërirë.

“Një person i shëndetshëm mbi 50 kg dhe deri në moshën 65 vjeç mund të dhurojë një herë në 3 muaj duke ndihmuar organizmin e tij, për të vetmen arsye se ne ndihmojmë edhe trupin të prodhojë qeliza të gjakut më të reja. Dhurimi i gjakut iu ndihmon jo vetëm ju por edhe personat e të tjerë që do ta marrin”- shtoi Silva Rista Çobani.

Stafi Euronews, dha ndihmesën e tij, për t’i dhënë pak shpresë atyre që sot kanë nevojë, ndaj përpara se të niseni me pushimi apeli është për të gjithë: “Ddhuroni gjak shpëtoni një jetë” tha Genci Abazi, teknik audio në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026