Stafi i Euronews Albania i bashkohet nismës për dhurimin vullnetar të gjakut
Stafi i Euronews Albania i është përgjigjur apelit të Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare. Ky nuk është viti i parë që në shenjë humaniteti punonjësit e Euronews Albania dhurojnë gjak. Dhurimi është bërë në mjediset e televizonit, duke plotësuar të gjitha standartet nga ana e bluzave të bardha.
Qendra Kombëtare e Gjakut ka përsëritur vazhdimisht se vendi ynë ka nevoja të vazhdueshme për gjak. Në Shqipëri nevojiten çdo ditë 80 njësi gjaku, përpos rasteve urgjente që mund të shfaqen, janë 600 të sëmurë me talasemi në të gjithë vendin që kanë nevojë rregullisht për gjak.
Ndërkohë që nevojat rriten, numri i dhuruesve vullnetarë po vjen në rënie dhe kjo për shkak të uljes së numrit të popullsisë. Aktualisht në 1 mijë persona në Shqipëri, vetëm 10 dhurojnë vullnetarisht gjak.
Mjekët cilësojnë se një person i shëndetëshëm mund të dhurojë gjak 2 herë në vit, ata kanë një sër përfitimesh shëndetësore dhe një studim i fundit thotë se dhuruesit e rregullt kanë më pak shanse të preken nga ataku kardiak, infarktet dhe kanceri.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)