Starmer dënon protestën pro-Palestinës në bazën ajrore britanike: Një akt i turpshëm

20 Qershor 2025 | 13:07

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar ashpër ndaj një proteste pro-Palestinës të zhvilluar në bazën ajrore RAF Brize Norton, ku dy aktivistë dëmtuan avionët ushtarakë britanikë.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Starmer e cilësoi incidentin si një akt të papranueshëm.

Ai shtoi se qytetarët duhet t’i mbështesin Forcat e Armatosura dhe jo t’i sulmojnë ato.

“Akti i vandalizmit i kryer në bazën ajrore RAF Brize Norton është i turpshëm,” shkroi ai.
“Forcat tona të Armatosura përfaqësojnë më të mirën e Britanisë dhe vënë jetën në rrezik për ne çdo ditë. Është detyrimi ynë t’i mbështesim ata që na mbrojnë.”

Sipas organizatës aktiviste Palestine Action, dy anëtarë të saj depërtuan në bazën ajrore dhe spërkatën një avion transporti me bojë të kuqe, si dhe shkaktuan dëme në levat metalike. Grupi tha se protesta kishte për qëllim të denonconte mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Izraelit në konfliktin me palestinezët.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta publike dhe politike, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të plotë mbi shkeljen e perimetrit të sigurisë dhe dëmtimin e pajisjeve ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026