Starton faza play-off e Champions League, Real Madrid kërkon hakmarrjen ndaj Benficas

17 Shkurt 2026 | 15:20

Magjia e UEFA Champions League rikthehet këtë të martë me fazën play-off, aty ku gabimet nuk falen dhe çdo ndeshje ka peshë vendimtare. Në program janë katër përballje, ndërsa në fushë zbresin disa nga pretendentët kryesorë për trofeun.

Real Madrid kërkon hakmarrjen ndaj Benficas, pas humbjes së pak javëve më parë. “Los Blancos” synojnë të përmbysin situatën dhe të sigurojnë kalimin më tej, në një përballje ku tashmë nuk ka vend për llogari pikësh, por vetëm për rezultat final. Në kampin madrilen numërohen katër mungesa, megjithatë spanjollët konsiderohen favoritë. Përballë do të kenë skuadrën e drejtuar nga José Mourinho, çka e rrit edhe më shumë nivelin e vështirësisë.

Interes të madh pritet të zgjojë derbi francez mes Monaco dhe Paris Saint-Germain. Forma e fundit e kampionëve të Francës i bën ata favoritë në letër, por Monaco ka treguar se di të surprizojë në ndeshje të mëdha.

Në Gjermani, Borussia Dortmund pret Atalantan e Berat Gjimshitit. Italianët kanë dëshmuar se dinë të imponohen ndaj skuadrave të mëdha, por verdhezinjtë mbeten të avantazhuar nga faktori fushë.

Mbrëmjen e hap sfida në Turqi mes Galatasaray dhe Juventus, një duel që pritet të dhurojë ritëm dhe emocione. Dy skuadrat janë përballur gjashtë herë më parë në Champions, me dy fitore për turqit, një për Juventusin dhe tre barazime.

Faza play-off premton spektakël dhe tension maksimal, aty ku vetëm më të fortët do të sigurojnë një vend në raundin pasardhës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026