Statuti i ri i PD, pedagogu: Basha mblodhi Kuvendin vetëm për të hequr Gaz Bardhin
Në statutin e ri të Partisë Demokratike që pritet të miratohet gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar këtë të shtunë, parashikohet që Basha të marrë drejtimin e grupit parlamentar. Gjithashtu ndryshimet statutore i heqin kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm, duke bërë që i gjithë Kuvendi të përcaktohet nga pedagogu Rezart Prifti, si një organizim vetëm për të hequr qafe Gazmend Bardhin.
I ftuar në Euronesës Albania, Prifti, tha se pasi gënjeu për 10 vite demokratët dhe qytetarët që do të rrëzonte maxhorancën qeverisëse, Basha tashmë organizon një Kuvend Kombëtar dhe ndryshon statutin e PD vetëm për të goditur me letra Bardhin.
“Bëri një kuvend për Gaz Bardhin, bëri një statut të ri për Gaz Bardhin, bëri lëmsh e li gjithë dynjanë për Gaz Bardhin, pra e gjithë kjo u bë për Gaz Bardhin, për të hequr Gaz Bardhin me letra, ku nga të gjitha krahët këta nuk kanë asnjë letër”, -tha Prifti.
Por çfarë pritet të ndryshohet në statut?
Ndryshimet stature që pritet të miratohen në Kuvend prekin dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, ku sipas statutit të ri, kur PD nuk është shumicë qeverisëse, krytari i partisë është dhe kreu i grupit parlamentar.
Në këtë mënyrë pas miratimit të ndryshimeve në statut Basha pritet të jetë dhe kryetar i PD, por dhe kryetar i grupit parlamentar.
Një tjetër ndryshim në statut parashikon reduktimin e kompetencave të sekretarit të përgjithshëm.
Në dokumentin që pritet të prezantohet në kuvendin e PD thuhet se në mungesë të tij, dokumentimin e mbledhjeve të Kryesisë mund ta bëjë edhe një person i ngarkuar nga Kryesia.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona