Steinmeier premton mbështetje për Ukrainën, vijojnë sulmet nga Rusia
Ka qenë një vizitë e vështirë. Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier mbërriti të martën në Ukrainë, në përpjekje për të lënë pas kritikat ndaj tij me një mesazh të qartë për Kievin.
“Mesazhi im për ukrainasit është se ne jo vetëm jemi në anën tuaj, por do vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht”, tha ai.
Ndërkohë, ligji ushtarak i vendosur nga Rusia në rajonet e aneksuara ilegalisht të Ukrainës nuk ka sjellë paqe në këto territore. Këtë të martë, një auto-bombë shpërtheu në MELITOPOL duke dëmtuar një ndërtesë, ku ndodheshin zyrat e FSB-së dhe një stacion televiziv.
Pesë persona mbetën të plagosur. Sipas liderit pro-rus të rajonit, që njoftoi menjëherë krijimin e një grupi hetimor, stacioni televiziv vazhdon nga puna.
Ndërkohë, Moska zyrtare pretendon se ka shmangur një sulm madhor të forcave ukrainase në frontin jugor, pranë lokalitetit KUZEMIVKA. Ndërsa Kievi deklaroi se të paktën 7 civilë u vranë nga një bombardim rus që shkatërroi 19 banesa në DONJECK ditën e hënë.
Jeta vazhdon e pasigurt në shumicën e territorit. Në Mikolaiv, jo shumë larg nga vija e frontit në qytetin e afërt të Khersonit, qytetarët mbajnë radhë çdo ditë për ushqim dhe ujë. Gjithashtu, shumë prej banesave të tyre nuk kanë elektricitet, ujë dhe ngrohje.
LEXONI GJITHASHTU
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata