Stoltenberg: Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen për Ukrainën
Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen për Ukrainën, me raketa të mbrojtjes ajrore, me armë anti-tank, si dhe me ndihma humanitare dhe financiare, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një postim në Twitter.
Ai tha se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe se e ka përgëzuar atë për trimërinë e popullit dhe të forcave të armatosura të Ukrainës.
I just spoke with President @ZelenskyyUa & commended him for the bravery of the people & armed forces of #Ukraine. #NATO Allies are stepping up support with air-defence missiles, anti-tank weapons, as well as humanitarian & financial aid.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) February 28, 2022
Bashkimi Evropian ka njoftuar që do të furnizojë Ukrainën me armë, hap ky që ndërmerret për herë të parë në histori.
Njoftimin e bëri presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference për shtyp të dielen.
Ajo njoftoi gjithashtu për një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusinë dhe Bjellorusinë, si edhe ndalim që Rusia të përdorë hapësirën ajrore evropiane.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit. Shtetet perëndimore kanë dënuar veprimet e Rusisë dhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara