Strukturat e PD-së i bashkohen takimit të Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës
Pas kafes në Tiranë me më të votuarit e primarëve, anëtari i kryesisë së PD-së, Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti zhvilluan këtë të mërkurë një takim në Durrës.
Në takimin e Salianjit dhe Alimehmetit ishin një pjesë e mirë e strukturave drejtuese të degëve të PD së qytetit të Durrësit.
Burime thonë se në takim ishin të pranishëm kryetari i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës dhe ish-kryetari i Foltores, Dritan Burgia, nënkryetarët e degës Vis Shuaipi dhe ish-deputeti Pellumb Berisha, sekretari i degës Arlind Boshku, sekretari organizativ Nikolin Radovani, kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues strukturash të tjera, deputetët më të votuar të Qarkut Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndrec Pjetri, ish-deputetë dhe drejtues ndër vite, si dhe pjesa dërmuese e drejtuesve të grupseksioneve.
Gjatë fjalës së tij, deputeti u ndal te nevoja për rikthimin e energjisë së demokratëve dhe përgatitjen e PD-së për të udhëhequr ndryshimin politik në vend.
“Rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD, keni sakrifikuar dhe keni dhënë kontribut duke u përballur me autokraci dhe në këmbim s’keni kërkuar asgjë veç vëmendjes, e dëgjesës, e ndarjes së shqetësimeve që secili i ka për fuqizimin e PD”, deklaroi Salianji.
Nga ana tjetër Salinji ka thënë se Shqipëria sipas tij po thërret dhe nuk duhet injoruar.
“Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësisë së çdo politikani”, theksoi ai.
Ilir Alimehmeti gjatë fjalës së tij nga foltorja që po mbahet në qytetin e Durrësit është shprehur se duhet të përmirësohen për të rrëzuar qeverinë të cilën e cilësoi një regjim i Edi Ramës.
Ai shtoi se për tu përmirësuar Partia Demokratike duhet të flasë me votuesit dhe të tregojnë se PD është parti e lirë.
“Po të jetë për mirë, në mandatin e katërt që zhvat Edi Rama dhe e dimë shumë mirë si zbatohet dhe si thotë Edi Rama. Nuk jemi mirë. Ne kemi nevojë që këtë regjim ta hedhim një orë e më parë.
Shumë prej nesh mund të thonë që na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët dhe nipërit tanë. Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD. Kjo është një frymë për të përballuar çdolloj përpjekje, ideje, votuesi, simpatizant.
Kujtojmë se dega e PD-së në Durrës nuk ka kryetar të zgjedhur për momentin.
Në lidhje me këtë takim anëtarëve të PD-së në Durrës u ka mbërritur një mesazh ku theksohet se persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat, të cilët nuk kanë të bëjnë as me PD-në dhe as me agjendën e saj.
Në mesazh thuhet se PD ka në fokus betejën kundër korrupsionit të qeverisë Rama dhe ka hyrë në një proces të analizës së brendshme.
Në njoftim gjithashtu theksohet distancimi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara për datën 3 dhjetor.
Mesazhi mban autorësinë e kryetarëve të degëve 1 dhe 2 në Durrës, Ard Muka dhe Osman Stafa.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun