Studentët duan të vaksinohen, por shumica preferojnë “Pfizer”
Studentët kërkojnë të vaksinohen, por shumica e tyre preferojnë Pfizer. Kjo pasi Pfizer të jep mundësinë të udhëtosh, jashtë vendit.
“Ka ndryshime nesër merr Pfizer apo AstraZeneca? Për mendimin tim jo, por unë e kam të nevojshme të bëj Pfizer pasi kam planifikime për të shkuar jashtë dhe më duhet, duke marrë parasysh faktin që vaksinat e tjera nuk quhen jashtë kufirit”, shprehet një student.
Ekipi i vendosur në fakultetin ekonomik, tregojnë se ata kanë vetëm AstaZeneca dhe se në ditë mund të vijnë rreth 8 studentë për të marrë dozën e parë. Shumica e tyre preferojnë të shkojnë tek stadiumi “Air Albania”.
Shpresa se do lejoheshin pa vaksinë në universitete, ishte një arsye që disa studentë e vonuan vaksinimin.
“Po prisja të kisha më shumë kohë mos dilte ndonjë lajm që do lejoheshim në universitete pa vaksinë, në rast se nuk do bënim vaksinën do paraqisnim tamponin, por mësimi online nuk është një zgjidhje e duhur, nuk mendoj se ishte zgjidhja e duhur me detyrim”, tha një student.
Të rinjtë tregojnë se fakti që vaksinimi është bërë me detyrim i step pak, por kjo nuk do të thotë se nuk duan.
“Nëse ndoshta do e kishim ende pjesën e zgjidhjes do ishte edhe me kollaj dhe për ne, ndoshta do kishte më shumë dëshirë”, deklaroi një tjetër student.
Jo vetëm në kryeqytet, por edhe në Elbasan studentët e universitetit Aleksandër Xhuvani po vaksinohen, pasi nuk duan të humbasin vitin shkollor.
“E bëra sepse nuk doja te humbja vitin e ri shkollor se jam dhe ne vit të parë, shumica e moshatarëve të mi e kanë bërë dhe unë u insistova dhe nga kjo pjesa që shiko e kanë bërë të gjithë pse të mos e bëj dhe unë dhe nuk ka asnjë shqetësim”, tha një studente.
Në Elbasan, nuk ka preference për sa i përket llojit të vaksinës. Studentët tregojnë se janë pro saj, por nuk duhet të ishte bërë me detyrim.
“Nuk është e saktë që të bëhet vaksina në këtë lloj mënyre, me detyrim, por është gjë që duhet bërë”, tha një student.
Kjo është java e fundit për studentët që të vaksinohen, pasi të hënën, më 18 tetor nis viti i ri akademik.
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit