“Studentët shqiptarë i kam miq”, flet profesori grek: Çfarë ka ndryshuar
Profesori grek Ioannis Armakolas, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se tashmë situata sociale për shqiptarët në Greqi është përmirësuar ndjeshëm.
Kjo sipas tij vjen pasi ata kanë jetuar në Greqi për një kohë të gjatë e tashmë janë integruar shumë mirë sa qe janë pjesë e pandarë e jetës në Greqi. Ai tha se ka studentë e miq shqiptar.
“Mendoj se gjetjet janë mbresëlënëse, për ata që e mbajnë mend si kanë qenë marrëdhëniet shoqërore mes dy vendeve tona në vitet 1990, pas rënies së komunizmit. Nuk ishin vetëm marrëdhëniet politike mes dy vendeve që ishin problematike, por edhe marrëdhëniet sociale, mënyra se si i perceptonin grekët shqiptarët.
Kjo ka ndryshuar në vitet e fundit. Tashmë grekët kanë një mendim shumë pozitiv për shqiptarët. Këtë e ka sjellë eksperienca e të jetuarit bashkë. Grekët i kanë kuptuar shqiptarët dhe e anasjellta. Shqiptarët janë pojesë e jeteës sonë, punojnë bashkë me ne. I kemi në punë, në familje në shkollë. Unë jam profesor dhe kam studentë shqiptar. Praktikisht sot nuk ka më dallim. Pavarësisht problemeve politike, në nivel social dy kombet tona janë shumë afër”,-tha Armakolas.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Serbia prish balancat në Ballkan”, Nesho: Shkëmbimi i territoreve projekt serb!
- “Një minutë heshtje”, Berisha: Kadare ngriti një Olimp të vërtetë letrat shqiptare
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
- 17:44 Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
- 17:44 Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)
- 17:41 Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në