“Një minutë heshtje”, Berisha: Kadare ngriti një Olimp të vërtetë letrat shqiptare

3 Korrik 2024 | 21:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti përzemërsisht mbështetësit dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin e tyre ndaj kauzës shqiptare.

Ai vlerësoi shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta, duke e cilësuar si një gjeni botëror të letrave dhe një atdhetar të madh.

Berisha bëri thirrje për një minutë heshtje në nderim të Kadaresë, duke theksuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për kulturën dhe kombin shqiptar. “I përjetshëm kujtimi i tij,” përfundoi ai.

Njoftimi i Berishes:

Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Të kauzës së shpëtimit të kombit shqiptar dhe Shqipërisë!
Ju përshëndes përzemërsisht dhe shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, oratorëve fjalëzjarrtë të kësaj platforme që rrezatojnë në të katër anët të vërtetat e diktaturës së bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Të dashur miq, sot shqiptarët në Tiranë, Shqipëri dhe kudo që ndodhen i dhanë lamtumirën e fundit gjeniut botëror të letrave, shkrimtarit që qëmtoi në kohëra shpirtin shqiptar, shkrimtarit atdhetar që arriti apo ngriti në një Olimp të vërtetë letrat shqiptare, Ismail Kadaresë.
Ndaj dhe unë, për të shprehur nderimin, mirënjohjen tonë të pakufishme për shërbimet e tij ndaj kulturës, shpirtit dhe kombit shqiptar, ju ftoj ta nderojmë me një minutë heshtje gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadarenë.
I përjetshëm kujtimi i tij!

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026