Studentët të marrin sqarim shkencor për vaksinën anti-COVID, thotë ish-ministri i Shëndetësisë
Ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja tha në studion e “Now” se studentët duhet të marrin edukim shkencor mbi vaksinën anti-COVID, në mënyrë që të luftojnë skepticizmin.
Kjo vjen si arsye se një pjesë e mirë e studentëve në vend hezitojnë të bëjnë vaksinën, edhe pse ky qëndrim i privon nga marrja pjesë në auditor për mësimet.
“Me studentët duhet durim dhe sqarim shkencor”, tha z. Koja.
Gjergji Koja tha se vaksina ka kapacitetin për të shpëtuar jetë, pasi shumica e të shtruarve në spital për COVID janë të pavaksinuar.
“Mbi 95% e të shtruarve në spital, janë të pa vaksinuar. Rrezikojnë të sëmuren, të hospitalizohen dhe të humbin jetën nëse nuk bëjnë vaksinën. Vaksina nuk të garanton 100% mbrojtje, por fakti që shumica e të shtruarve janë të pa vaksinuar, provon që është e efektshme”, u shpreh Gjergji Koja.
Në vend është vaksinuar rreth 46% e popullsisë, bëri me dije ish-ministri, i cili shtoi se Shqipëria e ka kapacitetin e përdorimit të vaksinave mbi 80%, me mbi 532 pika vaksinimi në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik