Studenti: Nuk ka mungesë parash, por vullnet për të investuar në universitete

17 Tetor 2022 | 17:32

Studenti Gentjan Tufa, tha se është në mbështetje të protestës së pedagogëve, pasi sipas tij është e drejtë dhe e domosdoshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, Tufa theksoi nuk ka një mungesë parash nga shteti por mungon dëshira dhe vullneti për të investuar në arsim.

“E mbështes protestën, e shoh të drejtë e të domosdoshme, mendoj se kjo duhet të ishte bërë dhe më përpara. Ishte paralajmëruar që kjo do të ndodhte. Unë nuk mendoj se ka një mungesë parash, por një mungesë vizioni dhe vullneti për ta rregulluar situatën e universiteteve. Qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që ka bërë.

Fakti që qeveria nuk i ka mbajtur premtimet faji mbetet te ajo e jo te studentët. Nëse pedagogu ka një pagë dinjitoze, dhe ne mund të kërkojmë llogari ndaj këtij pedagogu. Çfarë llogarie mund t’i kërkosh një pedagogu që keqpaguhet?”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026