Studentja: Mami më ka folur për seksualitetin që në moshën 10 vjeçe
Temë e diskutimit në emisionin “Rin Talk” në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte edukata seksuale dhe tabutë që ka mbi të në shoqërinë shqiptare.
E ftuar në studion studentja, Megi Stambollxhiu, tha se mamaja e saj e cila është mësuese i kishte folur për herë të parë për këtë temë që në moshën 10-vjeçare.
Ajo tha se ëma ia kishte përshkruar në një mënyrë shumë diplomatike ndryshimet që do të pësonte trupi i saj me rritjen.
“Personalisht mami duke qënë se është dhe vetë mësuese ka patur marrëdhënie me fëmijët dhe e di sesi janë, ka folur me mua rreth moshës 10-vjeçare. Normalisht ato emërtimet sex dhe marrëdhënie janë pak të rënda për një fëmijë 10-vjeçar dhe normalisht duhet t’i forcosh emocionet dhe pastaj hap pas hapi disa gjëra i kupton vetë.
Mami ka folur me mua rreth moshës 10-vjeçare dhe më ka shpjeguar se shiko se ti do rritesh do bëhesh zonjushë, do kesh ndryshime që do të ndodhin, do të të rriten flokët, do të marrësh tipare të tjera më të pjekura dhe është munduar në formë diplomatike shumë të bukur të më shpjegojë se çfarë do të ndodhë”, tha Stambollaxhiu.
LEXO GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia