Studentja shqiptare në Angli: Kemi mundësi më të mira pune jashtë Shqipërisë
Studentja Xhulia Muçaj, e cila po kryen studimet në Angli, tha se Shqipëria nuk ofron mundësitë që ato kërkojnë.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanias” në Euronews Albania, Muçaj tha se studentët shqiptarë zgjedhin vendet e huaja për të studiuar për shkak të cilësisë së arsimit.
“Fitova një bursë nga shteti britanik dhe nuk mund t’i thosha jo. Ka disa faktorë që studentët shqiptarë po shkojnë të arsimohen jashtë, duke filluar që nga cilësia e arsimit në Shqipëri. Duhet thënë që kjo braktisje e Shqipërisë po sjellë dhe tharjen e trurit.”- shprehet studentja.
Më tej ajo theksoi se në vendin tonë ka shumë problematike, ku konkretisht përmendi ato ekonomike dhe politike.
“Po na jepen mundësi më të mira për të qëndruar në vende të tjera ku kushtet e punës janë më të mira, pagat më të kënaqshme. Çdokush nga ne do përpiqej të hidhej në një det shumë më të madh se sa një det siç është Shqipëria, për shkak të problematikave që janë. Sistemi ekonomik dhe politik janë në çekuilibër total.”- theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë