Studim global, obeziteti nuk përhapet njësoj në botë, Shqipëria në rritje
Obeziteti nuk po ndjek një trend uniform global, ndryshe nga sa është konsideruar deri më tani nga një pjesë e ekspertëve të shëndetit publik. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore Nature, i cili analizon të dhëna nga 232 milionë persona në 200 vende, përgjatë periudhës 1980–2024.
Sipas studimit, në shumë vende të pasura të Evropës Perëndimore normat e obezitetit janë stabilizuar, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme po shënojnë rritje të ndjeshme. Vende si Franca, Italia dhe Portugalia kanë nisur të regjistrojnë edhe ulje të lehta të obezitetit tek fëmijët.
Ndryshe paraqitet situata në Shqipëri, ku treguesit vijojnë të rriten. Sipas të dhënave zyrtare, një në tre fëmijë të moshës 7–9 vjeç është mbipeshë, ndërsa rreth 14% janë obezë. Tek të rriturit, rreth 20% jetojnë me obezitet, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rritje të mëtejshme në vitet e ardhshme. Studiuesit theksojnë se faktorët kryesorë janë konsumi i ushqimeve ultra të përpunuara, mungesa e aktivitetit fizik dhe pabarazitë ekonomike. Ata paralajmërojnë se, pa masa konkrete, shumë vende —
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit