Studimi: Frutat dhe perimet me ngjyrë të kuqe më të mira për zemrën
Udhëzimet për ushqyerjen e shëndetshme rekomandojnë konsumin e 5 racioneve me fruta e perime çdo ditë. Por një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “Food and Function” po e sfidon këtë këshillë kur flitet për zemrën
Studiuesit pasi analizuan të dhënat e 30 mijë personave në Britani dhe SHBA dolën në përfundimin se për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare nuk ka rëndësi vetëm sa fruta dhe perime hamë, por edhe cilat zgjedhim të konsumojmë.
Ekspertët zbuluan se shumë njerëz dhe pse konsumojnë mjaftueshëm fruta dhe perime nuk marrin sasi të mjaftueshme të flavanoleve, që janë përbërës natyralë që ulin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekjet nga zemra.
Flavanolët gjenden kryesisht në fruta perime me ngjyrë të kuqe si kumbullat, manaferrat e zeza, luleshtrydhet, boronicat, qershitë dhe mollët me lëkurë. Por urime të mira janë edhe bathët, fasulet pinto, si dhe çaji jeshil.
Ekspertët theksojnë se shtimi i një molle në ditë, një grushti manaferra ose një filxhani çaji jeshil në dietën e përditshme mund të ndihmojë në rritjen e marrjes së këtyre përbërësve të dobishëm dhe të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse