Studimi i Oxford, përzierja e vaksinave Pfizer me Astrazeneca bën që imuniteti të përgjigjet më mirë

29 Qershor 2021 | 15:54

Një përzierje e vaksinës Pfizer dhe AstraZeneca mund të prodhojë një përgjigje më të mirë nga ana e imunitetit sesa dhënia e një doze tjetër të AstraZeneca, në këtë përfundim ka arritur një studim i Oksfordit.

Studimi, i quajtur Com-COV, krahasoi përzierjen me dy doza të vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca dhe zbuloi se në çdo kombinim, ato prodhonin përqendrime të larta të antitrupave kundër proteinave të coronavirusit.

Të dhënat sigurojnë mbështetje për vendimin e disa vendeve evropiane që kanë filluar të ofrojnë alternativa ndaj AstraZeneca, si një dozë e dytë pasi vaksina ishte e lidhur me mpiksjen e rrallë të gjakut.

Matthew Snape, profesori i Oksfordit i cili është marrë me ketë testim, tha se gjetjet mund të përdoren për t’i dhënë fleksibilitet përdorimit të vaksinave, por nuk ishte aq i madh sa të rekomandonte një largim më të gjerë nga dozat e dyta të njëjta.

Një dozë e  AstraZeneca e ndjekur nga Pfizer prodhoi përgjigjet më të mira të qelizave T, dhe gjithashtu një përgjigje më të lartë të antitrupave sesa Pfizer e ndjekur nga AstraZeneca.

Rezultatet ishin për kombinimet e vaksinave të dhëna në interval katër javë për 830 pjesëmarrës. Com-COV po teston po ashtu doza të përziera në një interval 12-javor, dhe eksperti vuri në dukje se doza e AstraZeneca ishte e njohur për të prodhuar një përgjigje më të mirë imune me një interval më të gjatë kohor midis dozave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026