Studimi/ Leximi, mësimii gjuhëve dhe formimi i puzzle mund të vonojë Alzhaimerin
Të mbash trurin aktiv gjatë gjithë jetës duke lexuar, mësuar aftësi të reja apo duke bërë aktivitete që stimulojnë mendjen mund të ndihmojë në vonimin e sëmundjes së Alzheimerit.
Ky është përfundimi i një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Neurology.
Studiuesit zbuluan se personat që angazhohen rregullisht në aktivitete si leximi, shkrimi, mësimi i një gjuhe të re, loja e shahut, zgjidhja e puzzle-ve apo vizitat në muze kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë.
Sipas ekspertëve këto aktivitete sfidojnë trurin dhe aktivizojnë sisteme të ndryshme të të menduarit.
Në studim morën pjesë rreth 2 mijë persona të moshës 53 deri në 100 vjeç, të cilët në fillim nuk kishin shenja demence dhe u ndoqën për tetë vite.
Rezultatet treguan se tek personat që kishin nivelet më të larta të aktivitetit mendor gjatë jetës, Alzheimeri u shfaq mesatarisht rreth pesë vite më vonë krahasuar me ata që kishin aktivitet më të ulët intelektual.
Shkencëtarët e lidhin këtë me atë që quhet rezervë njohëse, që do të thotë se aktivitetet mendore forcojnë lidhjet nervore në tru dhe e bëjnë atë më rezistent ndaj plakjes dhe sëmundjeve.
Aktualisht më shumë se 57 milionë njerëz në botë jetojnë me demencë, ndërsa çdo vit regjistrohen mbi 10 milionë raste të reja.
Ekspertët theksojnë se përveç aktiviteteve mendore, për shëndetin e trurit janë të rëndësishme edhe aktiviteti fizik, gjumi i mirë dhe kontrolli i tensionit të gjakut.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë