STUDIMI| Sa përfshihen policët në krime? Ja cilat janë shkeljet kryesore

11 Korrik 2023 | 08:21

Edhe pse policët janë në detyrë për të evidentuar shkeljet dhe krimet, edhe ata nuk janë të paprekshëm dhe mund të përfshihen në krime duke përfituar nga detyra.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Qëndresa Qytetare, gjatë vitit 2022, janë regjistruar një numër i konsiderueshëm referimesh në Prokurori dhe arrestime të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për vepra të ndryshme penale. Këtu është një përmbledhje e shifrave sipas AMP:

Masa e sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar për 39 persona, nga të cilët: – 7 punonjës policie të nivelit të parë drejtues – 19 punonjës policie të nivelit zbatues – 6 punonjës administrativë (civilë)

Masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar për 26 persona, nga të cilët: – 1 punonjës policie i nivelit të mesëm drejtues – 2 punonjës policie i nivelit të parë drejtues – 15 punonjës policie të nivelit zbatues – 5 punonjës administrativë (civilë)

Masa e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” caktuar për 38 persona, nga të cilët – 1 punonjës policie i nivelit të mesëm drejtues 6 – 5 punonjës policie të nivelit të parë drejtues – 30 punonjës policie te nivelit zbatues – 2 punonjës dogane (shtetas)

Masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar për 7 persona, nga të cilët: – 5 punonjës policie të nivelit zbatues – 1 efektiv i Gardës së Republikës

Rastet e përfshirjes në “korrupsion dhe shpërdorim detyre” përbëjnë 29% të totalit të referimeve, ndërsa rastet e veprave penale si “kundër personit me dashje dhe nga pakujdesia, si dhe kundër familjes” (kanosje, plagosje, vrasje, dhunë në familje etj) përbëjnë 17%.

Veprimet arbitrare përfaqësojnë 11% të totalit të referimeve, ndërsa veprat penale të vjedhjes dhe vjedhjes duke shpërdoruar detyrën përbëjnë 9% të totalit. Përveç kësaj, një pjesë e konsiderueshme, rreth 9% e totalit, janë shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga punonjësit e policisë, që shkaktojnë pasoja materiale ose edhe në jetën e njerëzve, veçanërisht kur punonjësit janë nën ndikimin e alkoolit në nivele të tepruara.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e kësaj të premteje qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të...
15:44 | 03/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika

Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së...
15:06 | 03/07/2026

Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës

Një call center është zbuluar nga policia në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Lidhur me këtë operacion janë arrestuar 4 persona....
14:03 | 03/07/2026