Studimi, stresi në shtatëzani ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës

27 Prill 2026 | 21:51

Stresi gjatë shtatzënisë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës, por një studim i ri sjell edhe një lajm shprese.

Sipas kërkimeve të publikuara së fundmi, zhvillimi i aftësive të përditshme tek fëmijët në vitet e para të jetës mund të ndihmojë në zbutjen e efekteve të stresit të përjetuar para lindjes.

Studiuesit në Universitetin e Nju Jorkut analizuan fëmijë që kishin qenë të ekspozuar në barkun e nënës ndaj uraganit Sandy në vitin 2012, si një model i stresit prenatal. Ata ndoqën zhvillimin e tyre nga mosha 2 deri në 6 vjeç, duke vlerësuar aftësi si komunikimi, kujdesi për veten dhe sjellja sociale.

Në moshën 8-vjeçare, fëmijët iu nënshtruan skanimeve të trurit. Rezultatet treguan se ata që kishin zhvilluar aftësi të mira përshtatëse shfaqnin aktivitet trunor të ngjashëm me bashkëmoshatarët që nuk kishin qenë të ekspozuar ndaj stresit.

Ndërsa, fëmijët me aftësi më të dobëta përshtatëse kishin aktivitet më të ulët në zonat e trurit që lidhen me emocionet.

Studiuesit theksojnë se vitet e para të jetës janë vendimtare për mënyrën se si truri përballon stresin më vonë.

Megjithëse bëhet fjalë për një studim të vogël dhe nevojiten kërkime të mëtejshme, ekspertët sugjerojnë se investimi në zhvillimin e aftësive të përditshme tek fëmijët mund të jetë një mënyrë efektive për të mbrojtur shëndetin e trurit.

Kjo bëhet edhe më e rëndësishme në një kohë kur fatkeqësitë natyrore dhe stresi i lidhur me to janë në rritje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026