Studimi: Të rinjtë shqiptarë kontraceptivë dhe pilula aborti pa kontroll mjekësor

11 Nëntor 2025 | 20:36

Të rinjtë shqiptarë po i shkëputin lidhjet me mjekët dhe po përdorin metodat kontraceptive bazuar kryesisht në atë që lexojnë në internet ose në ndikimet e shoqërisë.

Ky është një alarm që kërkon të marrë zë, pasi marrja e informacionit nga kanale jo-specialiste rrit rrezikun për keqinformim.

Sipas një studimi të kryer nga Qendra Aleanca Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, të rinjtë shqiptarë marrin pilula kontraceptive dhe kryejnë aborto pa u këshilluar me mjekun.

Ekspertët vënë në dukje se interneti dhe shoqëria janë burimi kryesor i informacionit, duke çuar shpesh në praktika të pasigurta për shëndetin riprodhues.

Elona Gjebrea, nga Qendra Aleanca Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, thotë se është e rëndësishme që kur trajtohen çështjet e shëndetit riprodhues dhe ligjet e reja, zëri i specialistëve të fushës të jetë prioritet.

Kjo do të ndihmonte në shmangien e keqinformimeve dhe dezinformimeve.

Ekspertët rekomandojnë që përpara miratimit të ligjeve të reja, ato të shpjegohen në gjuhë të thjeshtë për popullatën, duke minimizuar kështu keqinterpretimet dhe abuzimet nga rrymat konservatore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026