Studimi: Ushqimet e gatshme rrisin rrezikun për kancer të zorrës

16 Nëntor 2025 | 14:00

Një studim i ri analizoi të dhënat e mbi 29 mijë grave amerikane për më shumë se 20 vjet dhe gjeti një lidhje të fortë mes konsumit të lartë të këtyre ushqimeve dhe zhvillimit të polipeve që mund të çojnë në kancer.

Sipas studiuesve, gratë që hanin më shumë ushqime ultra-të-përpunuara kishin 45% më shumë rrezik për të zhvilluar adenoma në zorrën e trashë dhe rektum që mund të kthehen në kancer me kalimin e kohës. Këtu përfshihen ushqime si snack-et e paketuar, buka e prodhuar masivisht, drithërat e ëmbëlsuara, noodles dhe pijet e gazuara.

Ekspertët thonë se rreziku rritet në mënyrë lineare, sa më shumë ushqime të tilla konsumon një person, aq më i madh është rreziku për polipe të zorrës.

Edhe pse studimi nuk provon se këto ushqime shkaktojnë drejtpërdrejt kancer, ai sugjeron se dieta mund të jetë një faktor i rëndësishëm në rritjen e rasteve të kancerit para moshës 50 vjeç.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se dieta nuk është e vetmja arsye pasi shumë pacientë me kancer të hershëm kolorektal raportojnë se ushqehen shëndetshëm.

Shkencëtarët vazhdojnë kërkimet për të kuptuar nëse disa lloje të ushqimeve ultra-të-përpunuara janë më të dëmshme se të tjerat, si dhe për të identifikuar faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në këtë trend shqetësues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026