Studiuesi nga Kosova: Shqipëria ofron larmishmëri çmimesh, por turisti ndeshet me probleme
Studiuesi nga Kosova, Agron Demi, i cili vepron pranë institutit “GEP” thotë se turizmi i shqiptarëve të Kosovës bazohet kryesisht tek Diaspora.
Sipas tij, shqiptarët që jetojnë jashtë ose vijnë vetë ose u dërgojnë para familjarëve të tyre dhe kjo bën që turistët përtej kufirit të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.
Ai thotë se edhe nëse rriten çmimet në Shqipëri, shqiptarët e Kosovës sërish do të zgjedhin bregdetin tonë.
“Ajo që e financon turizmin në Kosovë është Diaspora. Ka hapësirë edhe nëse rriten çmimet në Shqipëri, kosovarët mund të vijnë. Shqipëria ofron larmishmëri çmimesh, prej çmimeve më të ulëta në Shëngjin, Velipojë, e deri tek çmimet më të larta në Sarandë apo Ksamil”, tha ai në emisionin “Barometri”.
Por pavarësisht dëshirës për të zgjedhur Shqipërinë, ai thotë se turistët hasin në probleme, kryesisht në pjesën e rezervimeve online në hotele.
“Për shumë turistë, mungon infrastruktura e pagesave bankare. Një turist nga Kosova i duhet të marrë tërë paratë CASH me vete pasi mundësia për pagesë është shumë e vogël dhe problemi tjetër është se e vërejnë se rezervimi online është shumë i vështirë dhe kjo e pengon rezervimin, kryesisht në jug të Shqipërisë”, shtoi ai.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi