Stuhi e rrebeshe nga e marta! A po rikthehet shpejt dimri?
Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja, tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se si do të jenë temperaturat duke filluar nga dita e nesërme dhe përgjatë gjithë muajit shtator.
Nga dita e martë dhe deri në fundjavë do të kemi stuhi e rrebeshe shiu të cilat do të përfshijnë një pjesë të mirë të Shqipërisë.
“Është vetëm dita e sotme e cila do të jetë si të thuash dita e fundit zagushi, duke filluar që nga nesër, nga e marta deri ditën e premte do të kemi jo vetëm freskim të motit por do të kemi prezencë të reshjeve, dita e nesërme rrezikohet i gjithë territori, edhe bregdeti, madje do të fillojnë reshjet që sonte rreth orës 9: 30 – 10 duke përfshirë një pjesë të mirë të Shqipërisë” – tha Porja.
Por për të gjithë ata që nuk i kanë nisur pushimet, pavarësisht reshjeve 15 ditëshi i parë i shtatorit do të shoqërohet me temperatura të larta 33 deri në 35 gradë.
“Për të gjithë ata që nuk kanë pushuar dot përgjatë korrikut edhe gushtit e kanë shumë ideale 15 ditëshin e parë të shtatorit për të shijuar pushimet me temperatura të larta” – tha meteorologia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë